Hoqi tatuazh kryq në këmbë/ Çiljeta: Kam 10 vite që agjeroj, ja lutjet e mia

Hoqi tatuazh kryq në këmbë/ Çiljeta: Kam 10 vite që agjeroj, ja lutjet e mia

“Është një natë që nuk duhet humbur sepse ne e presim gjithë vitin që të vijë. Edhe ato që nuk dinë të falen, sugjeroj të rinjtë të vendosin sot kokën në sexhde (pjesë e riteve fetare islame) dhe të luten, sikurse dhe një bismilah. Dëgjoj shumë të rinj që thonë jo po s’di të falem dhe është e vështirë për të mësuar rekatet e namazit. Lutjet kryesore që unë them, janë që të kem një fëmijë të mirë, të jemi mirë me shëndet dhe të na ruaj zoti nga çdo gjë e keqe.





Nuk është se kam ndryshuar unë kështu kam qenë gjithmonë, kam kuptuar që ne jemi në dorën e zotit, jemi kalimtarë, ta kalojmë ditën duke qeshur. Sa më shumë të jenë njerëzit me namaz, aq më mirë do të ishte. Unë kështu kam qenë prej vitesh, nuk është hera e parë që agjëroj, kam 10 vite që e bëj.”– ka përfunduar ajo.

TAGS