Horoskopi javor: Kush do të detyrohet të merret me obligimet e mbetura afariste, dhe kush me problemet e dashurisë

Kujt ky dimër megjithatë do t’ia ngrohë zemrën dhe kush do të detyrohet t’ia thotë lamtumirën dashurisë për një kohë

Kjo javë është momenti i vërtetë që të qëndrojmë në këmbët tona, madje fuqishëm, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Dëshira për të punuar dhe vizioni i qartë do t’ju ndihmojnë në situata të tensionuara në vendin e punës. Do të jeni në situatë që të merrni iniciativën dhe rolin e udhëheqësit, partnerët afaristë lehtë do t’i bindni që të pranojnë projektin tuaj. Edhe pse e ndieni veten të sigurt, në ambientin tuaj të punës ka personat të cilët nuk janë edhe aq miqësorë ndaj jush.

Shëndeti: Gjendja e mirë emocionale dhe suksesi afarist ju bëjnë që të ndiheni mirë. Do t’ju përshtatet rimti më intensiv i jetës, sepse keni nevojë ta orientoni dhe ta shfrytëzoni pozitivisht energjinë tuaj. Qëndrimi në natyrë do t’ju bëjë mirë.

Dashuria: Marrëdhëniet me personin të cilin e dashuroni janë duke u zhvilluar shumë mirë, ndërkaq edhe tërheqja fizike është duke u intensifikuar. Çastet e zjarrta që do t’i përjetoni së bashku do t’ju japin forcë dhe motivim për përballimin e problemeve të përditshme. Jeni të sigurt që dita do të përfundojnë në përqafimin e personit i cili po ju bën të ndiheni të lumtur dhe me të cilin keni mundësi t’i këmbeni çastet më të mira të kënaqësisë dhe do të bisedoni pa u hamendur për të gjitha gjërat që ju mundojnë. Nëse jeni të lirë, miqësia me një person do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Mirëpo, akoma nuk jeni të bindur se marrëdhënia juaj me atë person do të zhvillohet në lidhje të zjarrtë dhe të harmonishme.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Edhe pse gjatë periudhës së kaluar obligimet ju janë grumbulluar, ju megjithatë po hamendeni. Po prisni të mbusheni me energji dhe entuziazëm. Mbase më mirë do të jetë që të merreni me punët të cilat mund t’i bëni i pavarur prej të tjerëve dhe në ritmin i cili ju përshtatet më së miri. Do të jeni më inspirues dhe më i suksesshëm në punët që kanë të bëjnë me artin apo me ato punë që kërkojnë më shumë kreativitet. Idetë të cilat po ju sillen në kokë, është mirë që të filloni t’i realizoni!

Shëndeti: Mungesën e energjisë fizike do të mund ta plotësoni me qëndrim pozitiv dhe me optimizëm. Stabilitetit tuaj psikik më së miri i kontribuojnë kontaktet e mira shoqërore dhe bisedat pa ngarkesa.

Dashuria: Më shumë se kurrë tani keni nevojë për shoqëri më të madhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe kthjelltësinë psikike. Hidhni të gjitha paragjykimet dhe kufizimet, relaksohuni dhe shoqërohuni me persona të ndryshëm, të cilët ndikojnë pozitivisht te ju. Nëse me të tjerët shoqëroheni pa ngarkesa dhe pa shpresa të mëdha, keni gjasa të argëtoheni shumë mirë, ndërkaq do të keni gjasa të mira që të njihni një person, i cili do t’ju bëjë të ndiheni të lumtur. Madje do të dëshironi të krijoni edhe lidhje serioze. Qasja e relaksuar do t’ju sjellë dhe biseda të sinqerta dhe nga fundi i javës të përjetoni çaste të këndshme dhe të paharrueshme dashurie, për të cilat më parë vetëm keni mundur të ëndërroni.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Këtë javë do të jeni më të relaksuar. Presioneve, të cilave u jeni ekspozuar në vendin e punës, u ka ardhur fundi dhe ngadalë edhe dyshimet do të zhduken. Nëse në kompani obligimet punuese i kryeni në mënyrë të pavarur apo fitimet tuaja varen drejtpërdrejt nga aftësia juaj e kontraktimit të punëve, nuk do të keni shumë ide të mira që të krijoni perspektivë afariste dhe të siguroni të ardhurat që i dëshironi.

Shëndeti: Keni plane të shumta për të përmirësuar stilin e jetës, por nuk jeni mjaft të disiplinuar. Kujdes të veçantë kushtoni ushqimit të shëndetshëm.

Dashuria: Kriza që e ka përfshirë lidhjen tuaj dashurore në masë goxha të madhe po ju lodh dhe po ju nxjerr nga takti. Pa marrë parasysh se nga ju vijnë problemet, është koha që ta bindni veten që vazhdimisht po i bëni të njëjtat gabime, të cilat te partneri shkaktojnë reagime të pamatura, shqetësim dhe pakënaqësi. Fundi i javës pritet t’ju sjellë përmirësime të konsiderueshme.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Më me shumë rëndësi se puna dhe angazhimet tuaja do të jenë marrëdhëniet të cilat i keni krijuar me punëdhënësit dhe me personat më me ndikim në ambientin e punës. Nëse puna juaj vlerësohet apo në njëfarë mënyre do të detyroheni të luftoni për pozitë më të mirë afariste, duhet t’i përjashtoni ndjenjat dhe të jeni më praktik. Çdo ndihmë apo rekomandim do të jetë e dobishme, andaj mos i refuzoni ato mundësi.

Shëndeti: Disa persona të kësaj shenje do t’i zbulojnë shkaktarët e problemeve shëndetësore apo do të mësojmë mënyrat shumë efikase të shërimit.

Dashuria: Kjo javë do të jetë e gjitha e volitshme për ju. Madje edhe nëse do të dëshironi t’i arrini edhe gjërat për të cilat keni menduar se janë të pamundshme, këto ditë do bindeni se çdo gjë do të jetë e arritshme. Marrëdhënia me personin e dashur do t’ju ofrojë ndjenjën e kënaqësisë, të qetësisë së brendshme, pa i marrë parasysh rrethanat dhe problemet. Do të jeni të gatshëm t’i bëni lëshime personit të dashur, duke iu përshtatur dëshirave të tij, por edhe do t’i shfaqni qartë edhe dëshirat tuaja. Fundi i javës mund t’ju sjellë situatë të këndshme me anëtarët e familjes.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Këtë periudhë do të liroheni nga dyshimet dhe përkufizimit të cilat ia keni vënë vetes, andaj në vendin e punës do të jeni më të relaksuar dhe më aktiv, por edhe shumë të frytshëm. Për disa probleme do t’u ofroni bashkëpunëtorëve zgjidhje të shkëlqyeshme dhe në këtë mënyrë do të forconi punën ekipore. Rrezikimi në punë tani do t’ju shpaguhet, posaçërisht nëse synoni fuqishëm të shkoni drejt qëllimit.

Shëndeti: Kontakti me personat të cilët kanë probleme të ngjashme shëndetësore do t’ju lehtësojnë qëndrimin ndaj sëmundjeve, posaçërisht nëse janë kronike. Flini më shumë!

Dashuria: Personi të cilin e dashuroni këtë javë do të ndërmarrë një aktivitet me të cilin do t’ju bëjë një surprizë të këndshme, mbase edhe do të realizojë ndonjë dëshirë tuajën për të cilën keni menduar se është e parealizueshme, meqenëse me veprimet tuaja ia keni bërë me dije sesa e dashuroni. Nëse ndieni që marrëdhënia juaj po ndryshon, posaçërisht nëse jeni në lidhje të gjatë, do të bëheni gjithnjë e më të sigurt se fjala është për ndryshime pozitive.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Me vendosmëri po ballafaqoheni me sfidat në planin afarist dhe po tregoni dëshirën që t’i nxirrni në pah aftësitë tuaja. Së shpejti do të vijë koha kur do të merrni mirënjohje për punën e kaluar, që do të thotë se do t’i mblidhni frytet e angazhimeve të bëra, transmeton Telegrafi. Përgatituni për të kërkuar punë të re, për prezantim të sukseseve tuaja, për “betejë” me konkurrentët apo për fillim të projekteve të reja, të mëdha dhe të rëndësishme afariste. Nëse dini çfarë dëshironi, suksesi do të jetë i garantuar.

Shëndeti: Probleme me dhembje koke, pagjumësi apo dhembje të muskujve.

Dashuria: Gjatë kësaj jave, për shkak të sjelljeve tuaja, do të viheni në pozitë që të mbroheni nga ndjenjat e padëshiruara të theksimit të tepruar të vetes tuaj, me qasjen imponuese ndaj të afërmve dhe me përpjekjet që ta bindni me çdo kusht personin e dashur për atë që vetëm juve ju përshtatet. Taktika e këtillë do t’ju shkaktojë vështirësi në të gjitha marrëdhëniet, ndërkaq ju nuk do të kupton i përse personi i dashur po ju refuzon. Do të jetë më mirë që të tërhiqeni në periferi të ngjarjeve dhe të bindeni që nuk mund të përballeni me rrethanat e krijuara. Nëse i shfaqni sinqerisht ndjenjat tuaja, më lehtë do të realizoni kontakte të dëshirueshme me personat të cilët janë të rëndësishëm për ju.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Do të keni rastin që nëpërmjet angazhimit në vendin e punës do t’i realizoni gjërat për të cilat keni ëndërruar një kohë të gjatë. Sfida e cila do të jetë para jush do t’ju sjellë entuziazëm dhe dëshirë të madhe që t’i tregoni dijen dhe aftësitë tuaja. Tani jeni të motivuar dhe të gatshëm për të shtuar angazhimin, ndërkaq edhe suksesi është më se i sigurt. Megjithatë, planifikoni më me kujdes aktivitetet tuaja, mos e teproni me angazhimet ditore.

Shëndeti: Keni nevojë për aktivitet të lehtë fizik, shëtitje të mjaftueshme dhe qëndrim sa më të gjatë në natyrë.

Dashuria: Më shumë se zakonisht, do të kënaqeni me kujdesin dhe butësinë që po jua ofron personi i dashur. Ndjenja që jeni në qendër të vëmendjes, që jeni të dashur dhe të veçantë, do t’ju kthejë energjinë dhe vetëbesimin. Dëshira që në marrëdhëniet me personin e dashur të krijoni harmoni, do të jetë e theksuar, andaj në disa çaste do t’u rezistoni imtësive, të cilat, sipas mendimit tuaj, garantojnë dashuri dhe lumturi të përsosur.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Këtë javë nuk do të keni vullnet për të punuar dhe për të fituar, andaj të tjerët ose bashkëpunëtorë më ambiciozë mund t’ju shtyjnë në plan të dytë. Hutimi dhe pavendosmëria që do të mund të përcillnin rrjedhën e negociatave afariste do t’ju ngadalësojnë në veprimtari, mirëpo do t’ju mundësojnë që të mendoni më me kujdes për opsionet, të cilat do t’ju ofrohen dhe do të merrni vendim në bazë të fakteve. Kënaqësi të madhe dhe inspirim do të ndieni në punë kreative, andaj kushtojuni pasioneve apo kërkoni mënyrën që në punë t’i tregoni aftësitë tuaja artistike.

Shëndeti: Është duke ju rënë imuniteti, andaj vendosni për pastrim të organizmit dhe për aktivitet më të fuqishëm fizik.

Dashuria: Dashurinë e fuqishme që e ndieni ndaj një personi këto ditë lehtë mund të bëhet një aventurë e zjarrtë. Edhe pse intuita juaj ju thotë se duhet të mbani së paku një distancë dhe të keni kujdes, impulsiviteti dhe vrulli do të jenë të fuqishëm. Nëse situatën tuaj dashurore e ndani me miqtë apo me pakujdesi i tregoni hollësitë për rrethanat jetësore të partnerit të ri, mund t’ju befasojnë reaksionet e tij me kundërshtim të hapur. Nëse jeni të martuar apo jeni në lidhje të gjatë, do ta hutoni partnerin me deklaratat tuaja, me dëshirat e pazakonshme dhe me veprimet tekanjoze.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Angazhimet për të përmirësuar rezultatet afariste apo statusin e firmës suaj, që sa më mirë t’i organizoni dhe t’i plotësoni obligimet tuaja apo të negocioni projekte të reja nuk po i japin efektet që po i prisni. Nuk duhet ta përjetoni këtë si pengesë të madhe e të hiqni dorë nga qëllimet që ia keni vënë vetes. Me gjithë vështirësitë, rrethanat janë në anën tuaj, gjë që së shpejti edhe vetë do të bindeni.

Shëndeti: Mos lejoni që pesimizmi t’ju mundë. Bëhuni më i durueshëm dhe mësohuni të kënaqeni me gjëra të vogla.

Dashuria: Edhe pse në lidhjen tuaj po ndodhin gjëra pozitive, akoma jeni të shqetësuar. Po ju ngarkojnë obligimet, andaj nuk po mund të gjeni kohën e mjaftueshme për personin e dashur. Më së shumti do të vlerësoni nëse partneri juaj tregon dëshirën e sinqertë që t’ju ofrojë ndihmën konkrete, por nëse nuk do të jetë në mundësi t’ju ndihmojë, së paku do të jetë mirë të mos ju ngarkojë edhe me problemet e veta. Nëse aktualisht jeni larg personit të dashur, për shkak të udhëtimeve të shpeshta afariste apo për shkak të rrethanave të tjera, bisedoni me të së paku me telefon dhe kështu do të mund të forconi ndjenjat tuaja dhe do ta nxisë entuziazmin.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Dëshira për të arritur sa më shumë, po ju detyron të t’i shtoni angazhiet edhe më shumë në punë. Megjithatë, ambiciet e tepruara apo imponimet e pakëndshme nuk janë të e stilit tuaj, andaj mos u përpiquni që në mënyrë të vrazhdë t’i realizoni dëshirat tuaja. Kur gjendeni para situatave që kërkojnë angazhim më të madh, harroni se pas jush janë shumë suksese, andaj lehtë mund t’ju përfshijë frika. Ngadalësoni ritmin e punës dhe mos u ngarkoni me cikërrima.

Shëndeti: Jeni shumë më të ndjeshëm dhe të rrezikuar nga inflamacioni, infeksionet, dhembjet e muskujve dhe dhembja e kokës. Zgjidhjen mund ta kërkoni te preparatet bimore dhe te relaksimi.

Dashuria: Pjesa e parë e javës ka mundësi të jetë shumë e këndshme dhe interesante. Dalja e shpeshtë me personin e dashur do t’ju krijojë kënaqësi, ndërkaq ndjenja që jeni të rëndësishëm për të do t’ju shtojë edhe më shumë vetëbesimin. Nga fundi i javës gjendja juaj shpirtërore do të bjerë. Nëse i orientoni mendimet tuaja në drejtim pozitiv në marrëdhëniet me partnerin, edhe pse deri tani dëshirat e parealizuara i pranoni si rezultat të rrethanave, do të jeni më të kënaqur me veten dhe me lidhjen tuaj dashurore.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Miqtë do t’ju japin kurajë për realizimin e planeve tuaja, do t’ju tregojnë interesimin e tyre dhe do të ndikojnë pozitivisht në vetëbesimin tuaj. Pa hezituar do t’i pranoni sfidat e reja të punës, ndërkaq me ndihmën apo me sugjerimin e dikujt do të gjeni mundësinë për fitim të mirë. Jeni të preokupuar me paratë dhe me planet materiale, ndërkaq nga dëshira që sa më shpejt të arrini rezultate konkrete, do të jeni të gatshëm të mos zgjidhni mjete për ta arritur qëllimin.

Shëndeti: Humori i mirë dhe forca e brendshme do t’ju ndihmojnë t’i mposhtni sfidat e përditshme. Koha e kaluar në qetësi në shtëpi, në relaksim dhe meditim do t’ju jetë shumë e dobishme.

Dashuria: Do ta keni më të lehtë t’u bëni ballë debateve lidhur me problemet personale, mirëpo akoma ndërmjet jush dhe personit të dashur ekziston një distancë apo hamendje. Duhet patjetër të balanconi, do t’ju krijohen situata të tilla që do të përshtateni duke bërë kompromise. Bëni edhe pak durim.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Kthesa pozitive në planin afarist është në anën tuaj. Ndoshta do të paraqiten rrethana për avancim për shkak të largimit të disa bashkëpunëtorëve. Mbase për sukseset e deritashme do t’ju ofrohet një punë më e mirë apo ndonjë lehtësi tjetër. Mos u hamendni, në mënyrë të sigurt ballafaqohuni me sfidën. Gjatë vikendit edhe njëherë rishqyrtoni vendimet tuaja.

Shëndeti: Përpjekjet e mëdha fizike mund të shprehen keq në shëndetin tuaj. Ka rrezik të lëndoheni nga pakujdesia, të keni dhembje të muskujve apo shqetësime.

Dashuria: Nxitjet dhe befasitë të cilat në jetën tuaj po i fusin personat e tjerë, do të nxisin dinamikën në jetën tuaj emocionale. Gjestet e këndshme dhe sjelljet e personit të dashur, do t’ju bëjnë të ndiheni këndshëm dhe të forconi vetëbesimin. Ndjenja që jeni të dashur, që mund të tregoni haptas ndjenjat e që ato po hasin në mirëkuptim te personi i dashur do t’ju bëjnë të ndiheni të lumtur. Tani ndjenjat po ju orientojnë në drejtimin e duhur. Angazhohuni më shumë rreth pamjes suaj, haptas pranoni komplimentet dhe përkrahjen e sinqertë. /Telegrafi/

TAGS