Horoskopi javor për periudhën nga 24 shkurt – 02 mars

Horoskopi javor për periudhën nga 24 shkurt – 02 mars
Tash esht Koha

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Është më mirë që këtë javë të provoni që të ngadalësoni ritmin, së paku nga e marta deri të premten, madje edhe nëse do të keni ndjenjë të fuqishme që punët po ju ecin shumë mirë. Kjo nuk është periudhë e mirë për të rrezikuar, posaçërisht kur është fjala për paratë dhe për çështjet financiare.

Shëndeti: Pa ndonjë problem të dukshëm.

Dashuria: Në fillim të javës do të mund të jeni me humor të ndryshueshëm, mirëpo kjo nuk do të thotë që t’i injoroni ndjenjat. Më së miri do të ishte të provoni të relaksoheni pak, ndërkaq duke u relaksuar do ta joshni një person, i cili do të mund të bënte disa ndryshime të reja pozitive në jetën tuaj dashurore.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Do të jetë një periudhë produktive për ju. Do të keni oferta për dy punë të reja apo së paku për njëfarë forme të punës me honorar. Sa i përket anës financiare, situata nuk është edhe aq e keqe, edhe pse do të dëshironit të jetë më e mirë.

Shëndeti: Është koha e fundit që të merreni me ndonjë formë rekreacioni.

Dashuria: Në planin e dashurisë kjo periudhë do të sjellë ndryshime, kështu që disa pjesëtarë të kësaj shenje do t’i përjetojnë kënaqësitë magjike me partnerin. Ndërkaq, të tjerët do ta kuptojnë se për ta më mirë është të jenë të vetmuar, sesa të hyjnë në lidhje emocionale të keqe pa pasur as mbështetje materiale.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Shumë ngjarje pozitive dhe raste të shkëlqyeshme në planin afarist do të kontribuojnë në vetëbesimin tuaj më të madh, andaj do t’i përballoni sfidat e reja afariste. Janë gjasat të mëdha që mu këtë javë të nisni një projekt të ri afarist. Mund të prisni rezultate të konsiderueshme financiare.

Shëndeti: Kujdes nga të ftohtit, keni fyt të ndjeshëm.

Dashuria: Gjatë tërë kësaj jave emocionet do t’ju jenë të luhatshme, të cilat do t’ju bëjnë që të ndryshoni planin emocional. Komunikimi do të jetë problematik, ndërkaq keqkuptimi mund të çojë deri te situatat kaotike dhe problematike. Lidhja juaj ka gjasa të konsiderueshme që befasisht të ndërpritet gjatë vikendit.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Patjetër lexojeni me kujdesin më të madh të gjitha ato që duhet t’i nënshkruani apo ato që do t’i lejoni për t’u realizuar. Sukseset që i keni pritur nga një punë e përfunduar, nuk do të jenë të kënaqshme për ju.

Shëndeti: Kujdes nga ftohja, jeni person shumë i ndjeshëm.

Dashuria: Konfliktet tuaja të brendshme kanë të bëjnë me personin të cilin e dashuroni, mirëpo me kalimin e kohës ato do të qetësohen. Ndërkaq ju duhet të merrni qëndrim të drejtë se a do të filloni lidhjen me këtë person apo jo. Madje, edhe nëse partneri ka karakter tjetër nga ju dhe nëse ju nevojitet më shumë kohë që t’i harmonizoni qëndrimet, tani do të jeni më të qetë. Ndërkaq për ata që kanë marrëdhënie të tensionuara, duhet të shfrytëzojnë ditën e enjte për t’u sqaruar.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Detyrat tuaja mirë po i organizoni, ndërkaq obligimet e përditshme nuk po ju paraqesin problem as ngarkesë. Arsyeja për brengë dhe pasiguri mund të jenë problemet financiare. Posaçërisht të kujdesshëm bëhuni nëse keni huazuar para apo nëse persona të tjerë në ndonjë mënyrë mund të rrezikojnë stabilitetin tuaj financiar.

Shëndeti: Është koha të shkoni te mjeku për një kontroll.

Dashuria: Kujdesi i mirë, aftësia për t’i parashikuar reagimet e personit të dashur dhe për të marrë vendime të drejta do t’ju ndihmojnë që marrëdhënia juaj të bëhet e harmonishme, ndërkaq dashuria të bëhet më e fuqishme. Relaksohuni dhe bëhuni më të hapur ndaj përvojave pozitive. Nëse dëshironi t’i ripërtërini marrëdhëniet e ndërprera emocionale, shanset më të mira do t’i keni gjatë vikendit.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Obligimet të cilat i keni do t’ju duken tepër të parealizueshme nga fillimi i javës. Mos lejoni që t’ju dekurajojë vëllimi i punës, sepse ndihmë dhe përkrahje po ju arrijnë nga persona me të cilët po bashkëpunoni, vetëm duhet të jeni të durueshëm.

Shëndeti: Herë pas here do të keni shqetësime emocionale, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Nëse jeni në fillim të lidhjes dashurore dhe nuk dini se çka mendon për ju personi të cilin e doni, filloni një bisedë me të për marrëdhënien tuaj. Nuk do t’ju bëjë dëm të bëheni të sinqertë dhe të pranoni ndonjë faj, kjo nuk është aq e tmerrshme sa jeni duke menduar.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Për ata të cilët merren me punë kreative, kjo javë do të jetë me shumë inspirime. Do të prisni fitime të mira financiare. Nëse jeni duke kërkuar punë, një person i gjinisë mashkullore do t’ju ofrojë ndihmën e tij. Fjala është për personin e shenjës së Dashit.

Shëndeti: Imuniteti është gjithnjë e më shumë duke ju rënë.

Dashuria: Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po ndieni nevojën që diçka të ndryshoni në jetën tuaj dashurore, prandaj edhe disa gjëra duhet t’i lëvizni në drejtimin e duhur. Do të keni oferta interesante dhe provokuese dashurore në pjesën e dytë të javës, andaj mos lejoni që ky shans t’ju dalë nga dora.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Duhet t’i përfundoni projektet të cilat kanë i keni pasur në kokën tuaj për një kohë të gjatë. Mund të bëni investime të shkëlqyeshme nëse do të gjendeni në vendin e duhur, në kohën e duhur.

Shëndeti: Problemet me reumën dhe me qarkullimin e gjakut.

Dashuria: Nevoja që herë pas here të jeni vetëm, t’u kushtoheni vetëm mendimeve tuaja dhe t’i rishqyrtoni ndjenjat tuaja këtë javë do të jetë edhe më e fuqishme. Nëse keni lidhje stabile dashurore, asgjë nuk do të mund ta çrregullojë rutinën midis jush dhe partnerit dhe do të keni kohë të mjaftueshme për gjërat të cilat dëshironi t’i bëni vetëm. Ata të cilët nuk kanë askënd afër vetes do të bien në depresion.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Rrethanat aktuale në vendin e punës do t’ju krijojnë pakënaqësi dhe do të keni nevojë që diçka të ndryshoni. Pamundësia për t’i harmonizuar obligimet tuaja private dhe afariste apo puna jo mirë e paguar janë motiv i mirë të mendoni për të kërkuar një vend të ri të punës.

Shëndeti: Jeni duke gëzuar një shëndet të shkëlqyeshëm.

Dashuria: Nëse planifikoni të takoheni me personin i cili tashmë një kohë të gjatë po ju pëlqen, takimin planifikojeni për të enjten. Çdo gjë do të zhvillohet në harmoni me pritjet tuaja. Do të lini përshtypje të shkëlqyeshme, ndërkaq personi i cili po ju pëlqen, nuk do t’ju zhgënjejë.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Në planin afarist mund të prisni suksese më të mëdha, nuk do të ketë më pengesa. Projektet afariste me qytetarët e huaj mund t’ju sjellin të ardhura të mëdha. Nga fundi i javës mos iu shmangni përgjegjësisë, në mënyrë që të mos ju dalë dore një shans i mirë.

Shëndeti: Keni nevojë për më shumë pushim dhe për më shumë gjumë.

Dashuria: Disa nga kjo shenjë e horoskopit më në fund do ta kuptojnë që dashurinë po ua kushtojnë personave të gabuar. Kthejuni vetvetes dhe mos lejoni që të bëheni lodër e dikujt, sepse do të gjeni personin e përshtatshëm i cili do të dashurohet me ju. Kjo nuk do të ndodhë shpejt, mirëpo për këtë shkak mos lejoni t’ju përfshijë depresioni.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Do të keni shpenzime të mëdha këtë javë dhe mjaft të mundimshme në vendin e punës dhe mosmarrëveshje me bashkëpunëtorët. Kushtoni pak më shumë kujdes njerëzve që janë afër jush. Nëse nuk keni punë të përhershme, aktivizohuni gjatë kësaj jave.

Shëndeti: Shëndeti ju është rrezikuar me ritmin e parregullt të jetës.

Dashuria: Kjo javë do të jetë mjaft e pakëndshme, kur është fjala për lidhjen tuaj dashurore, andaj për këtë shkak do të jeni shumë më nervoz se zakonisht. Personi të cilin e doni nuk do t’ju kushtojë kujdesin e mjaftueshëm, ndërkaq ju me çdo veprim që do ta bëni do të shkaktoni konflikte. Mos kërkoni ngushëllim në lidhjen e vjetër.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Gjasat për fitime të papritura dhe të lehta mund të keni nga mesi i javës. Me gjithë mundësitë e, duhet të jeni më real dhe i kujdesshëm. Nëse planifikoni të merrni kredi, deri të enjten është koha më e volitshme për to.

Shëndeti: Keni shëndet të mirë dhe jeni në kondicion të shkëlqyeshëm.

Dashuria: Ndjenja e vetmisë, madje edhe brengosja për të ardhmen mund t’i ndieni nëse jeni i lirë. Aktualisht po ju duket se askush nuk mund t’ju kuptojë dhe tek ju të zgjojë dashuri dhe epsh. Mirëpo për këtë arsye mos hyni në aventura vetëm sa për të pasur dikë afër. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS