Hoti: Nuk kemi diskutuar asnjëherë me VV’në për postin e presidentit

Hoti: Nuk kemi diskutuar asnjëherë me VV’në për postin e presidentit

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar për postin e presidentit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me Vetëvendosjen nuk është diskutu asnjëherë për postin e presidentit, nuk kemi ardhur ende deri në atë pikë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka treguar deri ku kanë arritur me bisedime LDK dhe VV.

“Ne deri tash kemi diskutuar lidhur me marrëveshjen në kuptim programor. Jemi dakordu, kemi vendim ku e konsiderojmë koalicionin me Vetëvendosjen”, ka treguar Hoti.