Hoti për vizat: Është mirë që Haradinaj mos të nxitohet me deklarata

Hoti për vizat: Është mirë që Haradinaj mos të nxitohet me deklarata

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar urimin e bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë.

Hoti uron që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejt.

Ai madje ka edhe një këshillë për Haradinajn e zyrtarët e tjerë të qeverisë së tij.

“Unë uroj të ndodh shumë shpejtë kemi punuar shumë që të ndodh. Por unë kam një këshillë që të mos ngutet as kryeministri askush tjetër se edhe disa zyrtarë tjerë janë ngutur por kanë parë që janë disa gjëra që shkojnë përtej vullnetin e tyre, është vendim i madh komplet bashkësisë evropiane dhe ne duhet të presim”, ka thënë Avdullah Hoti në një intervistë për rtv21.

Deputeti i LDK-së ka thënë se Kosovës i duhet një konsensus i brendshëm.
Samiti i Berlinit, sipas Hotit, ka mbyllur një çështje të dëmshme për Kosovën, atë të korrigjimit të kufijve.

“Na duhet një konsensus i brendshëm për të dalë nga kaosi që jem tash e sa kohë. Në samitin e Berlinit ajo që është arritur është mbyllur tema e një çështje shumë të dëmshme, mbyllja e temës së kufijve. Fakti që kjo temë nuk është diskutuar në tavolinë nënkupton që nuk ka mbështetje”, ka thënë ai.

Derisa të pakuptimtë e ka quajtur udhëheqjen e proceseve nga partitë të cilat as në Kuvend nuk e kanë shumicën parlamentare.

“Është e pa kuptimtë që një pakicë politike që nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovë me çdo kusht të tentojë të marrë përsipër procese të cilat nuk ka mundësi të u qoj përpara”.

TAGS