Hoxha nga Sllupcani për ArtCampin: Ne jemi kundër degjenerimit dhe promovimit të vlerave negative

Hoxha nga Sllupcani për ArtCampin: Ne jemi kundër degjenerimit dhe promovimit të vlerave negative

Hoxha nga Sllupcani Azir Avdiu ka reaguar ndaj manifestimit kulturor ArtCamp që po mbahet pak përmbi varrezat e dëshmorëve në Sllupcan të Komunës së Likovës, shkruan Almakos.

Azir Avdiu vlerëson se ai nuk është kundër vlerave që promovohen përmes artit, por është kundër degjenerimit dhe promovimit të vlerave ku prishet morali i të rinjve dhe të rejave.

“ Arti që promovon vlera, ngritje të vetëdijes, mënyrën e komunikimit, pikturim të bukurive natyrore, shfaqje filmike ku prezentohet lufta e lavdishme, dashuria për fenë dhe atdheun, kultura, tradita, veshja, etjera duhet të përkrahet dhe të ndihmohet materialisht dhe të motivohet.

E aty ku promovohet zhveshja, vallëzimet “moderne”(disko party), pirja e alkoholit etj.etj..etj…

Tani më është degjenerim dhe devijim të vlerave të mira!

Nëse vazhdoni kështu do të ngrisim zërin e arsyes të gjithë dashamirët e artit kundër kësaj dukurie negative që po keqpërdoret ARTI.”, shkruan Azir Avdiu.