Hoxhaj: Edhe një lajm i mirë, gjuha shqipe bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur votimin që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka uruar kryeparlamentarin Talat Xhaferi, homolgun e tij Bujam Osmani dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Postimi i plotë:

Edhe një lajm i mirë nga Shkupi, ku parlamenti votoi në favor që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Urime kryeparlamentarit Xhaferi, zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, dhe të gjithë shqiptarëve. Kjo arritje e madhe e shqiptarëve nuk do të ishte e mundur pa lidershipin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Urime të gjithëve. /Telegrafi/

TAGS