Huawei Mate X 5G, promovohet në këtë treg

Huawei Mate X 5G, promovohet në këtë treg

Pas një pritjeje tetë muajsh, telefoni i palosshëm Huawei Mate X, i prezantuar në MWC 2019 të këtij viti, më në fund po promovohet në Kinë.

Të gjitha shenjat e fundit po tregonin drejt një promovimi të menjëhershëm, pasi pajisjet filluan të shfaqeshin në internet.

Raportet e mëparshme sugjeronin që pajisja e palosshme është në rrugën e duhur për një promovim tetori dhe ato ishin të sakta.

Parashitjet tashmë kanë filluar në Kinë për Huawei Mate X, i cili nuk është vetëm i palosshëm, por edhe i pajisur me 5G.

Kompania njoftoi promovimin e telefonit të saj të palosshëm në llogarinë e saj në Weibo, raporton Reuters.

Ndërsa për sa i përket telefonit, ai mundësohet nga procesori HiSilicon Kirin 980 i Huawei, i çiftuar me modemin Balong 5000 për 5G.

Bateria prej 4,500mAh mund të ngarkohet në 85 për qind për gjysmë ore, falë karikimit të shpejtë 55W.

Ekrani është 8-inç në diagonale kur shpaloset dhe 6.6 inç në pjesën e përparme kur paloset, me pjesën 6.38 inç të panelit të palosur mbrapa.

Telefoni del për shitje në Kinë më 15 nëntor dhe vjen me çmimin prej afro 2.400 dollarësh.

Ju merrni 8 GB RAM dhe 512 GB ruajtje për këtë çmim.

TAGS