Huawei shet 200 milionë telefona që nga fillimi i vitit

Huawei shet 200 milionë telefona që nga fillimi i vitit

Huawei po e kalon vitin 2019 në vështirësi për shkak të sanksioneve tregtare nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat po ndikojnë në shitjen e telefonave të mençur por edhe në industrinë e telekomunikacionit.

Ende kjo nuk ka penguar prodhuesin kinez të kalojë një tjetër vit rekord. Kompania tha se ka shitur 200 milionë telefona gjatë 2019-së. Vitin e kaluar kompania arriti këtë objektiv 64 ditë më vonë sesa në vitin 2019, përcjell Telegrafi.

Sanksionet amerikane të vendosura në muajin maj nga Shtetet e Bashkuara do të thotë se telefonat Huawei nuk mund të përdorin shërbimet mobile të Google. Ky ndalim u ndie me Huawei Mate 30, i cili pati një debutim të kufizuar jashtë Kinës për shkak se nuk vinte me aplikacionet e Google përfshirë këtu edhe Play Store.

Volumi i shitjeve kryesisht po vjen nga performanca në Kinë ku shërbimet dhe aplikacionet e Google nuk përdoren. Gjithashtu mund t’i atribuohet edhe performancës së mirë botërore në tre mujorin e parë ende pa hyrë në fuqi sanksionet.

Kompania ka edhe dy muaj për të shkuar drejt fundit të vitit dhe shitjet e telefonave të mençur pritet të jenë akoma më të larta.

TAGS