Hudhra, ilaç i këtij çrregullimi te meshkujt

Hudhra, ilaç i këtij çrregullimi te meshkujt
Tash esht Koha

Dobësimi I funksioneve të sistemit seksual të meshkujt është një diagnozë relativisht e përhapur, e cila I prekë zakonisht meshkujt mbi moshën 40-vjeçare.

Ky çrregullim zakonisht ka efekte anësore, duke ndikuar në funksionet e tjera fizike dhe psikike të organizmit. Fatmirësisht ekzistojnë disa zgjidhje natyrale, të cilat mund të përdoren për të përmirësuar këtë gjendje dhe për të kthyer ketë funksion.

Një ndër to është pikërsisht hudhra. Hudhra është përdorur që në kohët e lashta, për të trajtuar disa sëmundje dhe çrregullime duke përfshirë këtu edhe mos funksionimin normal të sistemit seksual tek meshkujt.

Ky produkt e rrit potencën seksuale tek meshkujt. Ajo I pastron venat dhe arteriet e gjakut, duke pëmirësuar qarkullimin e gjakut, sidomos në regjionin gjenital.

Ajo përmban mikroelemente, të cilat janë të rëndësishme për trupin e një mashkulli. Seleniumi është një nga këto mikroelemente, biosintetike, të cilat e stimulojnë prodhimin e testosteronit dhe androgjenëve të tjerë, duke e përmirësuar funksionimin e sistemit riprodhues tek meshkujt.

Mënyra më e mirë  e përdorimit të hudhrës është në formën e saj të freskët, do të thotë pa e gatuar, mirëpo për shkak të aromës së rëndë që përmban, ju mund ta konsumoni atë të përzier me limon, verë të bardhë apo xhenxhefil. /Express

Tash esht Koha
TAGS