Çdo i treti nxënës i anketuar ka paraqitur ndonjë lloj forme të dhunës verbale, psiqike, fizike. Kështu thotë drejtori i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë Dragi Zmijanac, duke prezantuar analizën e bërë me nxënsit e shkollave të mesme. Shqetësim më të madh sipas tij paraqet fakti se nxënësit në shkollë mbajnë armë, thika dhe shkopinjë. Prandaj, ai shton se kjo duhet të ngrit alarmin për të punuar në këtë drejtim me nxënësit dhe mësimdhënësit.
DRAGI ZMIJANAC, DREJTOR I AMBASADËS SË PARË TË FËMIJËVE NË BOTË
“Ajo që mua personalisht më shqetëson shumë dhe duhet të ngritet alarmi është mbajtja e thikave në shkollë, ku nxënsit kanë raportuar për 41%, mbajtja e shkopinjëve që gjithashtu janë 23% që e kanë theksuar nxënësit dhe mbjatja e armëve me 9%. Kjo është shqetësuese dhe duhet të alarmohet dhe duhet të ndërmerret diçka, që shkolla të jetë vend i sigurt për të qëndruar nxënësit”.
Sipas psikologes shkollore Ana Poprizova prani e shpeshtë e dhunës shkaktohet si pasoj e fyerjes, përqeshjes, zënkave dhe formave të tjera provokuese.
ANA POPRIZOVA, PSIKOLOGE
“Nxënësit dhe mësimdhënsit paraqesin 22 forma të ndryshme të dhunës nëpër shkolla, ku më e shpeshta, 88% është fyerja dhe përqeshja dhe kjo vërtetë është përqindje e lartë, që tregon ekzistimin e një klime të përgjithshme të tensioneve në shkolla dhe mund të shkoj në drejtim të zhvillimit të formave më të rënda të dhunës. Pastaj vijon 48%, shkatërrim i enteririt të shkollës. që gjithashtu tregon për atë që ne shumë pak si shoqëri ofrojmë dhe punojmë me nxënësit, për t’u përballur me emocionet, hidhërimin, agresivitetin”.
Këto analiza janë në kuadër të projektit “Arsim paqësor” të realizuar nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë për shkollat e mesme të Shkupit, Velesit, Vinicës, Dibrës dhe Gostivarit, për periudhën 9-vjeçare.