Humb jetën 82-vjeçarja tek ‘Shefqet Ndroqi’, pas vdekjes rezultoi pozitive me COVID-19

Humb jetën 82-vjeçarja tek ‘Shefqet Ndroqi’, pas vdekjes rezultoi pozitive me COVID-19
Tash esht Koha

Një 82-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se e moshuara vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA.



Pas analizës së COVID-19, ajo rezultoi pozitive, ndërsa po analizohet nëse ka qënë koronavirusi shkaku i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm.

Tash esht Koha