Humb jetën nga COVID-19 edhe një qytetar i Kamenicës

Humb jetën nga COVID-19 edhe një qytetar i Kamenicës

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se edhe një qytetar i kësaj komune ka humbur betejën me koronavirusin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Kastrati bën të ditur se ky është rasti i katërt nga Kamenica që ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, njofton Klan Kosova.

“Për fat të keq edhe një qytetar i yni i diagnostifikuar me #COVID19 e ka humbur betejën me këtë virus.

Ky është rasti i katërt në Komunën e Kamenicës që ka përfunduar me vdekje”.

Kastrati mes tjerash u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë maksimalisht rekomandimet e dhëna.

“Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht në respektimin e udhëzimeve.

#Vendosmaskën, #pastroduart e #mbajdistancë sepse vetëm kujdesi i secilit prej jush, përbën kontribut të jashtëzakonshëm në parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Ngushëllime të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati.

TAGS