Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë ish-sulmuesi i Liverpulit

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë ish-sulmuesi i Liverpulit
Tash esht Koha

Nuk ia ka dalë dot të mposhtë sëmundjen e rëndë. Ish-sulmuesi i Liverpulit, Majkëll Robinson, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare. Ai që prej vitit 2018, kur u diagnostikua me kancer, ishte në luftë me jetën, teksa sot humbi betejën.





Robinson, ishte pjesë e Liverpulin gjatë sezonit të suksesshëm 1983/84, kur edhe të kuqtë fituan titullin kampion. Pasi u pensionua nga karriera e tij si futbollist, Robinson vazhdoi duke e shijuar një karrierë të suksesshme si moderator dhe komentator dhe bëri famë për punën e tij në Spanjë, ku ishte shpërnguluar me familjen e tij.

Kanë qenë familjarët e tij që konfirmuan lajmin përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale.

”Me trishtim të jashtëzakonshëm ju informojmë për vdekjen e Majkëllit. Ai na lë me një zbrazëti të madhe, por edhe kujtime të panumërta, me të njëjtën dashuri që i keni treguar. Ne do të jemi përjetësisht mirënjohës për ju që e bëtë këtë njeri shumë të lumtur, ai kurrë nuk ka ecur vetëm”.

Tash esht Koha
TAGS