Humbi jetën mbrëmë nga COVID-19/ 85-vjeçarja viktima e 4 nga pacientët e transferuar në QSUT (Detaje)

Humbi jetën mbrëmë nga COVID-19/ 85-vjeçarja viktima e 4 nga pacientët e transferuar në QSUT (Detaje)
Tash esht Koha

Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj zbulon detaje të reja për rastin e pacientes që ndërroi jetë mbrëmë te Infektivi. Sipas tij, 85-vjecarja është pacienti i katërt i transferuar nga Shërbimi i Mjekësisë Interne, pas mbylljes së këtij shërbimi 1 javë më parë si pasojë e Covidit.



Sipas Ministrisë së Shëndetsisë e moshuara 85 vjeçe ka ndërruar jetë nga komplikacione të rënda kardiake shkaktuar nga virusi Sars Cov 2 duke e çuar numrin e rasteve fatale në 34.

Ndërkohë në spitalin e vetëm COVID në QSUT ka patur shtim të rasteve të shtruara dhe atyre në terapi intensive, ku sipas MSH-së janë në gjendje të rënduar 6 pacientë, njëri intubuar mes tyre edhe një tjetër paciente e moshuar e sjellë nga Shërbimi i Mjeksisë Interne.

Skëndaj thotë se me dy rastet urgjente të shkuara sot, numri it ë hospitalizuarve shkon në 29 në këtë spital.

Tash esht Koha