“Hysenbelliu Group” lançon për konsumatorët birrën e re “HB 01 premium”, format i ri dhe cilësi e lartë

“Hysenbelliu Group” lançon për konsumatorët birrën e re “HB 01 premium”, format i ri dhe cilësi e lartë

Falë eksperincës së krijuar ndër vite, fabrika e birrës së parë shqiptare nën menaxhimin e ekipit të ‘Hysenbelliu Group’ ka realizuar formulën e birrës 01 Premium, me një pamje unike dhe cilësi të lartë për vitin 2020.



01 është birrë pilsen premium, e lehtë në shije, aromatike e cila përcjell freski në çdo kohë për të gjithë konsumatorët.

Paketimi plotësisht blu me të artë i shton dimension dhe thellësi imazhit të birrës më të re në treg 01.

Dizenjimi përfshin ngjyra të ndritshme, etiketë dhe format të ri të paketimit, të gjitha këto për të rritur prezencën në treg dhe për të ofruar cilësi premium të birrës.

Për konsumatorët e të gjitha moshave, e sidomos për të rinjtë, stafi promotor i birrës 01 po u ofron një përvojë të këndshme të provës së birrës. Të vendosur në sheshet më të frekuentuar të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë janë duke u ofruar mundësinë konsumatorëve të provojnë dhe shijojnë birrën më të re.

Ata po e shohin konsumin e birrës në përdishmërinë e tyre si një mundësi të shëndetshme, e ndërkohë fabrika e Birrës së parë Shqiptare po ofron pikërisht birrën ‘Pilsen Premium’, të lehtë në shije, me një % të ulët të shkallës alkolike, aromatike e cila përcjell freski në cdo kohë.

Vlerësimi nga ana e konsumatorit për aromën, shijen dhe cilësinë e birrës është garanci për të tashmen dhe të ardhmen e birrës 01 Premium.