Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni, qëndrimet e “Vetëvendosjes” për bashkëqeverisje po i sheh si papjekuri politike që, siç thotë ai, nuk i kontribuojnë një zgjidhjeje të qëndrueshme e funksionale.
Hyseni në një intervistë për “Front Online” i quan “fizkultura” politike sjelljet e Vetëvendosjes, derisa potencon qëndrimin e tij se kjo parti është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.Thotë se LDK-ja nuk është parti e betonuar dhe në rast se nuk arrin marrëveshje me “Vetëvendosjen” do të shikojë të gjitha opsionet në të mirë të vendit.
Për pozitën e Kryeparlamentarit, Hyseni thotë se LDK-ja e ka votuar Konjufcën për të mos e bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Hyseni për thotë se sot ose nesër presin përgjigje finale nga “Vetëvendosje” lidhur me propozimin e LDK-së, përndryshe do t’i lihet hapësirë VV-së që të gjej rrugë tjetër për formimin e Qeverisë.Shtimin e numrit të ministrive e sheh si joseriozitet ndaj besimit të qytetarëve derisa thotë se rritja e ministrive nuk do të ndodhë.
Ai flet edhe për takimin që ka pasur me ambasadorin Grenell në Berlin. Thotë se u bisedua për çështje vitale për Kosovën, por nuk jep detaje për shkak të diskrecionit që duhet mbajtur.Hyseni tha se dialogu me Serbinë e taksa ndaj kësaj të fundit ishin tema të pashmangshme në këtë takim.
Data 25.04.2024
Aktuale
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin
- Mickoski: Pjesëmarrja masive përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rethin e dytë të zgjedhjeve