Hyundai kapet duke testuar në pistë, makinën që ngjanë me modelin i30 N (Foto)

Hyundai kapet duke testuar në pistë, makinën që ngjanë me modelin i30 N (Foto)

Megjithëse nuk është thënë, se mund të prezantohet ndonjë makinë nga kjo linjë e prodhimit.

N Performante ka prodhuar makinën e fuqishme i30 N, që mund të konkurrojë me Volkswagen Golf GTI, Ford Focus ST dhe Honda Civic Type R, transmeton Telegrafi. Andaj, formulën e mahnitshme që e aplikoi në këtë makinë, po dëshiron ta vazhdojë te pasardhësi. Shumë më shpejtë se që pritej.

Reporterët që merren me makina të reja, e kanë parë gjatë testimit në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, atë që ngjanë me i30 N. Shtresa e lehtë e kamuflazhit, ia ka vënë në pah linjat anësore dhe hapësirat e mëdha për futjen e ajrit. Brenda rrotave të gjëra, shihen kapëset e mëdha që shërbejnë për frenim. Në pjesën e pasme, janë edhe dy gypa të mëdha për nxjerrjen e gazrave. Sa i përket përformancës, pritet që kjo makinë ta pasqyrojë fuqinë e i30 N dhe Veloster N, që kanë 2.0-litra dhe katër cilindra, që prodhojnë 247 kuajfuqi.

Por, zyrtarë nga Hyundai nuk kanë dhënë asnjë njoftim shtesë, për datat e mundshme të prezantimit apo lansimit. Në anën tjetër, nuk dihet nëse do të mbetet vetëm për treguan evropian apo mund të eksportohet edhe në Shtetet e Bashkuara, ku ka kërkesë të madhe për të. /Telegrafi/