Mi-Da Grand Motors është importuesi i vetëm i ri i veturave dhe pjesëve rezervë të Hyundai Motor Company për Maqedoni. Me hapjen e sotme të qendrës së re shitëse dhe kontrolluese HYUNDAI qendra, Mi-Da Grand Motors është shndërruar në një qendër serioze automobilistike në tregun maqedonas me një ofertë të pasur të veturave në njërin prej objekteve më moderne në vendin tonë.
Shitorja dhe qendra kontrolluese e Hyundai gjenden në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” nr.1, afër shitores së Fordit, dhe këtu mund që të blini modelet më të reja nga paleta e brendit HYUNDAI. Përvec veturave të reja, Mi-Da Grand Motors ofron edhe kontrollin e vetëm të autorizuar për të gjitha veturat në garancion, por edhe për të gjitha veturat HYUNDAI në Maqedoni.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të Mi-Da Grand Motors, Driton Zairi, kompani është bërë një qendër serioze automobilistike ku mund që të blihen veturat nga brendet FORD dhe HYUNDAI, si dhe të blihen të gjitha veturat e përdorura nga të gjitha brendet që shiten nën brendin ballkanas Autoto.
“Me të vërtet jemi krenar që qendra jonë automobilistike prej tani do të mund të ofroje veturat e brendit HYUNDAI. Kjo flet për seriozitetin e Mi-Da Grand Motors për t`u bërë e para në tregun ballkanik dhe për qasjen tonë serioze ndaj punës me brendet botërore. Kjo e dëshmon seriozitetin tonë që të ofrojmë kontroll cilësor për të gjithë klientët tanë, të ofrojmë shërbime të larta dhe të krijojmë klient të kënaqur. I ftojmë qytetarët që të krijojnë përvojë të re në botën automobilistike”, deklaroi Zairi para pjesëmarrësve në hapjen e sotme solemne të qendrës së re shitëse dhe kontrolluese HYUNDAI. Nga Mi-Da Grand Motors theksuan se ata janë shitësi dhe kontrolluesi i vetëm i autorizuar i brendit HYUNDAI në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Nga qendra e re shitëse i ftuan qytetarët e interesuar që të paraqiten për vozitjen testuese të veturave HYUNDAI.