I ati i Klajdi Harunit nxjerr zbuluar lidhje e të birit me Anxhela Peristerin: Një herë fatura e telefonit shkoi  320 mijë lekë

I ati i Klajdi Harunit nxjerr zbuluar lidhje e të birit me Anxhela Peristerin: Një herë fatura e telefonit shkoi  320 mijë lekë

Këngëtarët e njohur Klajdi Haruni dhe Anxhela Peristeri gjatë një lidhje live me emisionin “Ftesë në 5”, treguan se si po kalojnë gjatë këtyre ditëve të izolimit për shkak të masave të marra ndaj përhapjes së koronavirusit.





Pjesë e bisedës u bënë dhe prindërit e Klajdit, madje babait i tij zbuloi dhe lidhjen e vjetër të këngëtarëve në fjalë.

I ati i Klajdit tha se në Korçë, kur ata ishin të rinj kalonin shumë kohë bashkë dhe flisnin gjatë në telefon, teksa shti se një herë fatura e telefonit i kishte shkuar Klajdit 320 mijë lekë.

“Të kujtohet Anxhela…Një muaj na erdhi telefoni 320 mijë lekë, i thashë nënës së Anxhelës: Telefonin e paguaj unë, ata le të bëjnë dashuri sa të duan në telefon. Asokohe ashtu bëhej dashuria nga telefoni”,-tregoi babai i Klajdit.

Pas këtyre fjalëve, Anxhela u vu në siklet dhe tha se ajo nuk mban mend shumë gjëra, pasi ishte e vogël, por shtoi se mbante mend që Klajdi I shkruante poezi dhe i’a recitonte në telefon.

“Kemi qenë shumë të vegjël, ishim në shkollë bashkë. Klajdi s’po i tregoj të gjitha. Zakonisht flisnim shumë në telefon. Klajdi më shkruante poezi, më merrte në telefon dhe m’i recitonte. Prandaj i shkonte telefoni aq shumë. Nuk i kujtoj dot tani se ishim vërtet shumë të vegjël”,- u shpreh Anxhela.

TAGS