I ati në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19, Kiara Tito: Jam shumë në merak që është në kontakt me të infektuarit

I ati në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19, Kiara Tito: Jam shumë në merak që është në kontakt me të infektuarit

Moderatorja Kiara Tito ka treguar për shqetësim e saj më të madh gjatë këtyre ditëve të vështira për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.





Ndërsa Kiara ndodhet në Italim familja e saj është në Itali. Ajo tregon se i ati është mjek dhe ndodhet në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19.

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në Tv Klan, Kiara u shpreh se emocionohet shumë kur flet për babin e saj, teksa shton se situata është mjaft e rrezikshme, pasi ai ka kontakte nga më të frikshmet me të infektuarit.

“Emocionohem sa filloj të flas për tim atë, duke qenë se është meraku i më i madh gjatë kësaj kohe. Sigurisht që është në rrezik sepse është në kontakt të parë me të infektuarit, me të sëmurët. Ai merret në fakt me pjesën e respiratorëve, është teknik i respiratorëve. Dhe çdo ditë kur shkon në shtëpi, shkon me një mërzitje, me një stres, me një frikë të madhe pasi dihet si është situata atje. Thonë që në këto momente ka rënë pjesa e të infektuarve, por gjithsesi mbetet vërtet ende shumë e rrezikshme dhe jam shumë në merak për tim atë, që është në kontakt me të infektuarit.

Situata është e rrezikshme dihet, e prekshme dihet se ka kontakte me gjëra nga më të frikshmet, por duke shpresuar për më të mirën gjithmonë, nuk ka zgjidhje tjetër, duhet të mundohemi ta shohim në mënyrë pozitive”, është shprehur Kiara.

TAGS