I biri feston ditëlindjen, këngëtari i bën urimin emocionues: Do të dua gjithmonë, edhe kur të mos jem më këtu

I biri feston ditëlindjen, këngëtari i bën urimin emocionues: Do të dua gjithmonë, edhe kur të mos jem më këtu

Djali i këngëtarit Sidrit Bejleri festoi 10-vjetorin e lindjes ditën e djeshme. Në këtë ditë të veçantë për Amadin nuk kishte si të mungonte një urim nga babai i tij, i cili postoi dhe një foto në rrjetet sociale.



“Amad,

Në këtë 10 vjetor të dhurimit tek ne…

Mos e harro kurrë që t’du shumë!

Shpresoj që të kesh besim në vete, aq shumë sa kam besim në ty! Lutem të jesh gjithmonë mirë, kudo fati do të të tërheqë! Shijoje rrugëtimin tënd duke përkujtu Krijuesin, atë për çfarë erdhëm në këtë jetë dhe se këtu të gjithë jemi udhëtarë!

Mos harro kush je, prej nga vjen dhe rrugën që të kthen në Shtëpi!

Nuk të premtoj se do t’jem këtu, në të gjithë të ardhmen tënde, por të jap fjalën se do të t’du gjithmonë, edhe kur t’mos jem më këtu!

Falenderoj Zotin që të solli këtu dhe e lus të të japë jetë të gjatë me vepra të mira!

Me dashni Babi!”-shkruan këngëtari në postimin e tij.

TAGS