I dashur kryeministër, ti nuk e di pse je musliman

I dashur kryeministër, ti nuk e di pse je musliman
Nexhat IBRAHIMI

Nuk me cudit ti, sepse njihesh per muskuj, njihesh qe nuk e respekton nenen tende, as gruan tende, por ku jane grupet e shumta per mbrojtjen e femres, te cilat si skifteret e gjeraqinat versulen per dicka kundermuslimane, ndersa tash heshtin. Une e kuptoj protokolin, por dinjiteti i nje femre eshte me i madh se protokoli yt.
Ne kete kohe para iftari, ne vend qe te pranojme nje urime per naten e madhe, une n djehem i zhgenjyer, jam i mllefosur sepse na ule poshte Prizrenin, Kosoven, me kulturen tende prej bodigardi, te cilin zanat e mesove ne Perendimin e eger, te cilet nuk dine gje tjeter pos dhune, dhe per kete gjithmone kujdesen te gjejne edhe fajtorin kujdestar.
Kryeminister, turpi nuk ka brire, turpi eshte ky, femra e nje familjeje te emer te shtyhet si nje lecke. Si do ta shikosh ne fytyre gruan e nenen tende sot, neser.
Po ta kisha fuqine politike e qytetare, ti do te ishe shkarkuar qysh sonte, por fale ketij votuesi te Kosoves qe shumica te ngjasojne ty, ti do te jetosh edhe me tej.
Prizreni distancohet nga ti zoteri Ramush Gjokaj. Ti prej sot nuk je kryeminister yni, por i qarqeve te fuqive boterore, per t’i zbatuar projektet e tyre karshi Serbise. Une distancohem nga arroganca jote. Edhe me mua mund te veprosh ngjashem, madje me lehte, sepse fizikisht jam i dobet, ma bastun ne dore, por nuk munda pa t’i thene keto pak fjale me nje fryme.