I dedikoi këngë dhunës ndaj femrave, Aurela Gaçe: E kam ndjerë edhe mbi shpatullat e mia

I dedikoi këngë dhunës ndaj femrave, Aurela Gaçe: E kam ndjerë edhe mbi shpatullat e mia
Tash esht Koha

Këngëtarja e dashur për publikun, Aurela Gaçe e ftuar në programin “Rudina”, ka treguar disa detaje që qëndrojnë pas këngës “Veten dua gjallë”.





Kënga e re e Aurelës flet për të gjitha llojet e dhunës.

Këngëtarja është shprehur se teksa rritej e ka ndjerë edhe mbi shpatullat e saj dhunën psikologjike, teksa shton se ka pasur persona që i kanë thënë “të dua, por po mos isha unë, ti je askushi”.

“Nuk besoj që ka familje shqiptare që nuk e ka provuar mbase jo vetë, por motra, shoqja, mikeshat, nëna, nuk besoj që ka. Nuk besoj që ka njeri imun, që nuk e ka parë të paktën. Më pyeti dikush në rrugë dhe më tha: E luaje sikur të të kishte ndodhur vetë? I thashë unë jam vajzë e rritur në këtë ambient, pse mendon se jam ndryshe nga ty? E kam parë gjatë jetës sime, kam njohur njerëz që edhe mund të kenë dashur të jenë të dhunshëm, paçka se unë mund të jem vajzë e fortë dhe mund të kem ikur nga kjo gjë. Por unë kam histori të mikeshave, të familjarëve të mi që kanë qenë pre e dhunës. Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë vetëm për dhunë fizike, por edhe dhunë psikologjike që femrat, gratë, vajzat shqiptare kanë provuar sepse kemi të bëjmë me çuna që mendojnë se ajo vajzë që kanë në krah nuk vlen. Për t’u ndjerë vetë mirë, i mbushin mendjen asaj që ajo nuk vlen, ajo është asgjë pa atë. Edhe kjo është dhunë. Këtë lloj dhune, sigurisht duke u rritur e kam ndjerë edhe mbi shpatullat e mia, edhe me njerëz që thoshin, unë të dua, por po mos isha unë, ti je askushi. Ky është një presion psikologjik shpirtëror, se në momentin që unë nuk ndihem e zonja, unë jam asgjë pastaj”, u shpreh këngëtarja.

Tash esht Koha
TAGS