I izoluar për shkak të përhapjes së koronavirusit/ Robert Berisha nuk harron t’i urojë ditëlindjen Nora Istrefit

I izoluar për shkak të përhapjes së koronavirusit/ Robert Berisha nuk harron t’i urojë ditëlindjen Nora Istrefit

Këngëtarja e njohur kosovare Nora Istrefi feston sot ditëlindjen, ndryshe nga vitet e tjera këtë herë ajo gjendet e izoluar për shkak të përhapjes nga koronavirusi.





Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as urimi nga ish-bashkëshorti i saj, Robert Berisha. Ky i fundit nga izolimi pas mbërritjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar një video ku shfaqet me vajzën Rene duke i rënë pianos dhe duke kënduar këngën e ditëlindjes.

Kujtojmë se Roberti qëndroi i izoluar në konviktet në Prishtinë, pasi mbajti një koncert pak ditë më parë në Amerikë. Këngëtari u shpreh se pas mbërritjes nuk ka takuar as vajzën e tij për të cilën e ka marrë shumë malli.

“Vajzën nuk e kam takuar, direkt nga aeroporti më kanë sjell këtu. Vajzën doja ta takoja. Kushtet nuk janë të mira. Nuk është e drejtë tu futemi në dhomë studentëve, të cilët kanë rrobat ende këtu. Unë kam postuar story në Instagram të banjës me kushte jo të mira, por ka edhe më keq në këtë situatë të jashtëzakonshme që ndodhemi. Kishte edhe të moshuar kur erdhëm nga Stambolli, sepse nuk kanë ku të futen. Dua t’ju jap një mesazh atyre që po na ndjekin, kanë fat që janë pranë familjarëve të tyre dhe shpresoj që do ta kalojmë këtë situatë”, tha Roberti pak ditë më parë.

TAGS