I jashtëzakonshmi Curry bën historinë në ndeshjen e parë të ‘play off’ këtë edicion

I jashtëzakonshmi Curry bën historinë në ndeshjen e parë të ‘play off’ këtë edicion

I jashtëzakonshmi Curry bën historinë në ndeshjen e parë të ‘play off’ këtë edicion

Ylli i Golden State Warriors, Stephen Curry, ka shkruar historinë në ndeshjen e parë sezonale të fazës ‘play off’.

Në fitoren e kampionëve në fuqi kundër Los Angeles Clippers, ishte pikërisht Curry një nga lojtarët që ‘morri flakë’.

Organizatori i lojës së Golden State shënoi plotë 38 pikë, duke shtuar 15 kërcime dhe 7 asistime për shokët e skuadrës.

[embedded content]

Në mesin e 38 pikëve, 24 erdhën nga gjuajtje për tre pikë (8 tre pikësha), duke bërë që Curry të bëhet lojtari me më së shumti tre pikësha të shënuar në fazën ‘play off’, duke tejkaluar kështu legjendën Ray Allen në listën e të gjitha kohërave, përcjell lajmi.net.

Steph Curry tashmë numëron 386 tre pikësha të qëlluar, kurse Ray Allen (i pensionuar) ka 385 të tillë.

I treti në listë është LeBron James, i cili këtë sezon, pas shumë viteve, mungon në fazën ‘play off’. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS