I jep fund jetës 40-vjeçarja nga Kuçova, nënë e 2 fëmijëve. Shkak, depresioni dhe kushtet e vështira ekonomike

I jep fund jetës 40-vjeçarja nga Kuçova, nënë e 2 fëmijëve. Shkak, depresioni dhe kushtet e vështira ekonomike

Një 40-vjeçare në qytetin e Kuçovës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e saj të gjumit. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët në lagjen “11 Janari”.

Viktima, Zamira Sefa është gjetur nga bashkëshorti i cili ka njoftuar policinë. Në vend kanë shkuar menjëherë forca të policisë dhe ekspertë kriminialistikë që bënë edhe këqyrjen e vendngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të jetë edhe shkaku që e ka çuar të ndërmarrë aktin e vetëflijimit.

Menjëherë pas ngjarjes, bashkëshorti i gruas është dërguar për mjekim në spital, pasi kur ka gjetur gruan të varur ai ka rëne pa ndjenja në banesë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.