I kërkuar për vrasje në SHBA/ Arrestohet 50-vjeçari në Shkodër (Emri)

I kërkuar për vrasje në SHBA/ Arrestohet 50-vjeçari në Shkodër (Emri)
Tash esht Koha

Një 50-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga uniformat blu dhe pritet të ekstradohet drejt SHBA-së ku kërkohej për vrasjen e një personi në vitin 2013.



Në pranga ka rënë shtetasi Arben Bregu. Ky i fundit në vitin 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Shkodër

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Një tjetër person i kërkuar nga SHBA-ja bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari i dënuar për veprën penale “Vrasja”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield”  dhe Interpol Tirana

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Uashington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tash esht Koha