Florent
Hasani ka kërkuar nga futbollistët e Kosovës që gjithë vëmendjen tani të bartin
te ndeshja e së hënës, Malin e Zi.
Pak
ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme me Malin e Zi, Kosova ka zhvilluar miqësore
në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët”
e mposhtën me rezultat minimal 1-0 Gjibraltarin.
Golin
e vetëm e shënoi Florent Hasani, në pjesën e dytë.
“I lumtur që përfaqësoj këtë vend dhe që mu dha mundësia të shënoj golin tim të parë në stadiumin mitik “Fadil Vokrri”. Ju falënderoj për mbështetjen që na dhuruat sot duke mbushur shkallët e stadiumit. Sfida tjetër, Mali i Zi. Të bëhemi gati për betejën e radhës. Forca Kosova”, ka shkruar lojtari në llogarinë personale në Facebook. /Gazeta Express/