Alsat 2019-10-21T17:11:17+02:00
Në mbrëmjen e 20 tetorit në stacionin policor të Qendrës është raportuar se në bulevardin “Kiril Metodi” në Shkup një person është hedhur nga kati i dytë i një ndërtese.
Policia pasi që ka arritur në vendngjarje ka vërtetuar se bëhet fjalë për një 24-vjeçar nga Shkupi. Fatmirësisht në vendngjarje gjatë kishte edhe ekipe mjekësore.
I riu nga Shkupi është transferuar në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza”.
Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.
Loading…