I riu nga Sllupçani lëshon vendlindjen: Më fal nënë që po iki, por këtu nuk kam rrugdalje

I riu nga Sllupçani lëshon vendlindjen: Më fal nënë që po iki, por këtu nuk kam rrugdalje

Xhavit Idrizi nga Sllupcani ka lëshuar vendlindjen dhe në mungesë të perspektivës këtu, eshte nisur drejt vendeve perëndimore. Me ketë rast ai ka bë një dedikim emocional në facebook, duke shprehur dhimbjen e ndarjes nga nêna, vendlindja dhe familja.

“Me fal nane se po te merzis, por po lyp nevoja per me ik, drejten ta them se nuk e di ku do shkoj e ku do ndaloj”, ka shkruar Idrizi në facebook, njofton Gazeta Lajm.

Fshati Sllupçan është një ndër fshatrat me të goditura ne komunen e Likoves nga dukuria e migrimit. Keshtu ku fshat, qe ishte cerdhe e UÇK-së në vitin 2001, tani ka mbetur pa pjesën më të madhe të rinisë.