Policia e Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit, ka dështuar të arrestojë personin kryesor të kërkuar, shefin e operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.
Burime të sigurta të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ai ndodhet për pushime në qytetin e Budvas në Mal të Zi, dhe nuk ka qenë në dijeni rreth vendimit për t’u arrestuar.
Ndryshe, forcat policore gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit kanë arrestuar djalin e tij, V.B., si dhe hetuesin policor Rade Basara.
Gjithashtu, personat janë arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale dhe dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Express mëson se personi i dytë i arrestuar gjatë mëngjesit të sotëm nga ana e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës është djali i Zhelko Bojiq, i cili është shef i operativës së PK-së pjesën veriore në Mitrovicë.
Bojiq është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë gjatë bastisjes dhe arrestimit te djalit të Bojiqit, PK i ka konfiskuar atij edhe një armë.
Zhelo Bojiq, shef i operativës në pjesën veriore, po kërkohet nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës, si i dyshuari kryesor në fshehjen e provave qa kishin të bëjnë me vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq.