I thanë se po kopjon Oriola Marashin, përgjigjet kështu Kejvina Kthella

I thanë se po kopjon Oriola Marashin, përgjigjet kështu Kejvina Kthella
11:13 | 24 Maj 2019

Kejvina Kthella së fundmi kishte pozuar për brendin e njohur ‘Guess’.

Kejvina Kthella ditë më parë kishte ndarë disa imazhe ku po pozonte për markën e njohur ‘Guess’, shkruan lajmi.net.

E ky fotosesion nxiti debat mes modelës dhe ndjekësve të saj.

Pasi që përveç Kejvinës ishte edhe modelja tjetër shqiptare Oriola Marashi që kishte pozuar për brendin e njohur.

Kejvina ka marrë një mesazh në Instagram, ku një fans i thotë që po kopjon Oriola Marashin me “Guess”.

Ndërsa përgjigja e ish velinës në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishte shumë e thjeshtë “Un skam nevojë të kopjoj Oriolën e as Oriola mua, bota është e madhe, ka mundësi për të gjithë”, përfundoi ajo. /Lajmi.net/

TAGS