I vazhdohet arresti shtëpiak Sasho Mijallkovit

Sasho Mijalkov do të mbetet në arrest shtëpiak. Apeli vendosi për vazhdimin e masës me kërkesë të Prokurorisë Speciale në rastin “Perandoria”. Ish drejtori i policisë sekrete në arrest shtëpiak do të mbetet edhe 30 ditë tjera. Megjithatë, avokatët Mijalkovin nga izolimi shtëpiak do ta shpëtojnë përmes Gjykatës Supreme, e cila para një muaji mori mendim juridik se PSP pas 30 qershorit 2017, nuk ka autorizim që të ngrit hetime të reja.

Kuptohet se do të dorëzojmë ankesë pranë Gjykatës Supreme, ndoshta që sot apo nesër, por kuptohet se ankesë deri tek Gjykata më e lartë do të ketë gjithsesi”- pohoi Lupço Shvërgovski, avokat.

Paraprakisht ankesa pranë Supremes për arrestet shtëpiake në rastin “Perandoria” dorëzuan edhe biznesmenët Orce Kamçev, Cvetan Pandelevski dhe Nenad Josifoviq. Gjykata më e lartë në krye me Jovo Vangellovskin, kumbar i Trajko Veljanovskit, vendim duhej të marrë sot pasi priste përgjigje nga Prokuroria e rregullt lidhur me ankesën. Megjithatë, përgjigjja erdhi nga Katica Janeva e jo nga Prokuroria themelore siç priste Supremja sepse prokurori shtetëror Lubomir Jovevski lëndën e ridërgoi në PSP. Për momentin, Supremja nuk saktëson kur mund të pritet vendimi nga ankesat e të dyshuarve në lëndën “Perandori” që janë në arrest shtëpiak për rast ku Supremja tashmë ka formuar qëndrim se Janeva s’mund të ngrit padi pas 30 qershorit të vitit 2017. Ndryshe, në rastin “Perandoria” të dyshuar për larje parash janë Orce Kamçev, Sasho Mijallkov dhe 11 persona tjerë. Vendimin që do ta marrë gjykata më e lartë në këtë rast drejtpërdrejtë lidhet me kompetencën e PSP-së ndërsa do të ndikojë edhe ndaj lëndëve tjera që i udhëheq Janeva e për të cilat nuk kanë ngritur akuzë në afat prej 18 muajve. Mes tyre janë edhe lëndët “Talir” për pronën e VMRO DPMNE-së, rastin “Regjistrimi” ku dyshohen Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti si dhe rasti “Pacienti” ku dyshohet zv.kryeministri Bujar Osmani.

Bojan Stojanovski

Loading…

TAGS