I vendosën tritol stallës në Dibër, cilat janë pistat ku po hetohet

I vendosën tritol stallës në Dibër, cilat janë pistat ku po hetohet

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në murin e një stalle në Maqellarë ditën e djeshme. Shpërthimi ndodhi në stallën e shtetasit Gazmir Kosiçi ndërkohë që një nga psitat që po hetohet është ajo e hakmarrjes.

Kjo pasi pronarit të shtëpisë një vit më parë i kanë vrarë djalin e tij, ngjarje e cila ka mbetur pa autor.

Lënda plasëse dyshohet të ketë shpërthyer me telekomandë, kjo pasi në momentin e shpërthimit djali i tretë i familjes Ismail Kosiqi ka qenë duke kaluar aty pranë për të ushqyer bagëtinë.

Nga shpërthimi Ismaili ka pësuar disa gërvishtje gjatë largimit nga blloqet e betonit, si dhe janë lënduar 4 mushka .

Policia po heton në disa pista, ku ndër më kryesoret është ajo e hakmarrjes.

Kujtojmë se një vit më parë në 20 mars 2018 u vra djali i madh Elsi Kosiqi 32 vjeç në oborrin e shtëpisë, vrasje e cila ende është pa autor.