Ibra: Aspekti teknik i Ligës Premier është i mbivlerësuar

Zlatan Ibrahimovic ka luajtur në të gjitha ligat më të forta evropiane dhe para se të transferohej në SHBA te skuadra e Los Angeles Galaxy, ai ka provuar edhe Ligën Premier, ku ka bartur fanellën e Manchester Unitedit.

Megjithatë, 37-vjeçari nuk ka mbetur shumë i impresionuar nga futbolli anglez që, sipas tij, është i mbivlerësuar.

“Futbolli në Angli ishte pikërisht ashtu siç e mendoja. Atje luhet futboll i shpejt me temp të lartë, por mendoj se kualiteti i ligës është i mbivlerësuar”, ka deklaruar Ibra për The Mirror, transmeton KP.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Kur them i mbivlerësuar, mendoj për aspektin teknik. Megjithatë, atje luhet futboll i mirë dhe nëse nuk e ke shpejtësinë dhe intensitetin e duhur, nuk mund të luash”.

Lexo po ashtu:

“Nuk pendohem që kam luajtur aq shkurt në Ligën Premier, por imagjinojeni sikur të kisha shkuar atje 10 vite më parë”, ka theksuar Ibra.

TAGS