Ibra ‘drithëron’ të gjithë: Po vij në Itali, për të fituar Serie A

Ibra ‘drithëron’ të gjithë: Po vij në Itali, për të fituar Serie A

10:14 |

Zlatan Ibrahimovic së fundi ka festuar ditëlindjen e 38-të, dhe pa marrë parasysh vitet, duke se ai as që po e mendon pensionimin.

Në fund të këtij viti, kontrata e tij me Galaxy përfundon, dhe brenda pak muajsh ai do të jetë i lirë për të zgjedhur një skuadër të re.

Boca Juniors janë seriozisht të interesuar për suedezin, ndërsa Ibra ka vendosur që t’i mbajë në ‘ankth’ tifozët e tij.

I ngjajshëm

Ibra i ka dërguar një mesazh shokut të tij, duke i thënë se do të transferohej te Genoa, për të fituar Scudetton.

“Përshëndetje për Genaon, unë jam duke ardhur për të fituar përfundimisht Scudetton”, ishte mesazhi i Ibras në Instagram.

Mbetet për t’u parë nëse Ibrahimovic do të bëjë një rikthim emocionues në Serie A, ku në të kaluarën ka veshur fanellat e Interit, Juventusit dhe Milanit./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

10:16 |

TAGS