Ibra sfidon koronavirusin: Guxoi ndaj meje

Ibra sfidon koronavirusin: Guxoi ndaj meje

Unik në çdo gjë që bën në fushën por edhe në çdo gjë që thotë jashtë saj, ky Zlatan Ibrahimoviq.

Menjëherë pasi ka mësuar lajmin për rezultimin me pozitiv me COVID-19, ylli suedez ka deklaruar me një postim në Instagram ku shprehet.

“Unë testova negativ dje ndaj COVID dhe pozitiv sot. Asnjë lloj simptome. COVID kishte guximin të më sfidonte, ide e keqe”, shkruante Ibra në rrjetet sociale.

Tashmë Zlatan duhet të qëndrojë në karantinë dhe rrezikon të mos luajë në 4 ndeshje me Milanin mes Europa League dhe kampionatit.