Ibrahim Berisha/ Rrëfehet menaxheri i VIP-ave: Ja puna me Robert Berishën dhe femrat e showbizzit

Ibrahim Berisha/ Rrëfehet menaxheri i VIP-ave: Ja puna me Robert Berishën dhe femrat e showbizzit
Tash esht Koha

Ibrahim Berisha: Bamirësitë që organizoj dhe dështimi im më i madh





Ibrahim Berisha është një emër i njohur në showbizz. Ndonëse ndryshe nga artistët ai ka zgjedhur të qëndrojë në hije duke i menaxhuar ata. Në intervistën e dhënë ai zbulon sesi krahas punës, ia del që të organizojë shumë shpesh edhe mbrëmje bamirësie. Puna me artistët, emrat e njohur që ka tashmë dhe sekret e tyre i zbulojmë së bashku në këtë intervistë.

Je angazhuar në biznes që në moshë të re, po kështu edhe në punën tuaj si menaxher VIP-ash, baticat dhe zbaticat që ke pasur gjatë gjithë kësaj kohe?

Nuk jam vetëm biznesmen, kam ditur që në jetën time edhe të punoj shumë punë të ndryshme e të përjetoj momentet të këqija e të mira.

Ke një angazhim mjaft atraktiv, a njeh suksesi yt limite?

Kur i shoh veten dhe bashkëpunëtorët të showbizzit që kemi sukses, zemra mal më bëhet.

Po na thuaj peripecitë që po mban mbi supe?

Peripeci ka shumë, për momentin kam në mendime vetëm nënën time të sëmurë.

Ndien nervozitet në punë krahas kënaqësisë që e përjeton me miqtë?

Kam shumë durim e jam i durueshëm e më duhet shumë për t’u nervozuar, kur nervozohem nuk mund ta fsheh dhe të gjithë e vënë re.

Ke pasur ndonjë situatë të pakëndshme dhe a ia vlen të merresh me biznes?

Po kam pas momente të pakëndshme, që edhe shumë kam humb në jetën time.

Po kur punët nuk ecin si duhet që ne e njohim si “dështim”, a ka vend për dëshpërim?

Kur nuk ecin punët sipas planit, i hipi makinës dhe bëj kilometra vetëm duke dëgjuar muzikë.

Krahas gjithë këtij suksesi ju njiheni edhe si njeri human, do vazhdoni edhe më tej në këtë drejtim?

Sa të kem mundësi.

Njeh dështim Ibrahimi?

Tani ndihem i dështuar që s’kam mundësi të jem çdo ditë në Shqipëri t’i ndihmoj njerëzit, dhe sa herë e marr nënën time në telefon dhe më ankohet, ndjehem i dështuar.

Je shumë i popullarizuar në mesin e showbizzi, ke organizuar shumë mbrëmje e koncerte të ndryshme, po cilin personazh e ke më shumë për zemër që mbush sallat e koncertit ndër vite?

Punoj me shumë të showbizzit dhe menaxhoj shumë, por Ana Kabashi dhe Robert Berishën i kam për zemër, dua ta cek që edhe Adelina Berishën kam marrë në menaxhim, Berisha me Berishë

A je bërë pishman deri më sot që merresh me këtë biznes?

Jo asnjëherë, muzika është jeta ime.

E keni problem dakordimin me këngëtarë?

Si unë po edhe si ata s’e kemi problem, nuk ia u prish po as ata mua

Ti njihesh edhe si një personalitet shumë human, deri më sot krahas humanizmit ke organizuar edhe shumë mbrëmje bamirësie, do vazhdosh me këtë ritëm?

Thash edhe me herët se sa të jam gjallë e kam mundësi do të ndihmoj më së pari familjen e pastaj edhe më gjërë.

Kur e ke ndërmend të ndalesh, të thuash nuk vazhdoj më tej?

Do të ndalem një ditë edhe unë, por për momentin artistët janë të kënaqur e të lumtur me mua si unë me ta, e krejt kjo punë është kënaqësi.

Si është një ditë e jotja jashtë angazhimeve, një 24 orësh?

24 orët e mia, shumë mesazhe e telefonata dhe gjithmonë jam në lëvizje.

Tash esht Koha
TAGS