Zeqirija Ibrahimi tha se në Maqedoni janë dy pati shqiptare që janë në perëndim të stinës së tyre, të cilat njëra flet për post të zv/kryeministrit e tjetra për post të kryeministrit.
“Ajo që është e rëndësishme që duhet ta shtroj opinioni është a thua ideali i shqiptarëve do të përfundoj, ose sipas atyre ideali shqiptar përfundon në posedimin e një posti. Supozoni ju ë bëni Sadulla Durakun e bëni kryeministër. A do ta bëj asfaltin e rrugës së Likovës, a do të kenë ujë. Ai e ka pasur postin e zv/kryeministër”, deklaroi Zeqrija Ibrahimi.
Ai tha se nuk duhen të mashtrohen shqiptarët se përkatësia etnik e kryeministrit i zgjidhë gjitha çështjet e shqiptarëve në Maqedoni.
“Shqiptarët sa për të përkujtuar në vitin 1985/86 e kanë pasur postin e kryetarit të ish Jugosllavisë. Por ju a dini sa shqiptarët gjatë asja kohe janë kalbur burgjeve. Nuk është përcaktues i të mirave etnike shqiptare, posedim i një posti. Andaj nuk duhet shqiptarët t’i thjeshtësojmë se ju duhet të kënaqeni me simbolike e të tjerët me përmbajtje. Shqiptarët duhet të ju ndryshoj gjendja e tyre në kushtetutë dhe deri sa ne flasim që vendbanimet shqiptare s’kanë ujë dhe kanalizim është cinizëm i skajshëm dhe ofendim që të vu themi shqiptarëve se u shpëton kryeministri”, u shpreh më tej Ibrahimi.