Ibrahimovic këshillon Kanen: Largohu nga Tottenhami për një klub të madh

Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic mund ta shohë anglezin Harry Kane duke e lënë Tottenhamin për një klub më të madh.

Spurs mbeten ende të gjallë në garë për një vend në Ligën e Kampionëve, por në fillim të sezonin u synua më shumë.

Humbja nga Chelsea këtë javë pa menaxherin Mauricio Pochettino të deklarojë se titulli në Ligën Premier është punë e kryer për ta.

Lexo po ashtu:

Situata pa tituj dhe pa objektiva madhor ka bërë që suedezi Ibrahimovic ta këshilloj anglezin Kane të largohet nga Tottenhami për një klub të madh.

Kane po shkëlqen tash e disa vite te Tottenhami (Getty Images)

“Mendoj se ai mund ta bëjë atë (të luajë për një ekip të madh). Ai vetëm duhet të bëjë hapin e parë”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic për Bethard.

“Ai po bën mirë, por gjithmonë kam thënë që të luash në një klub të madh”.

Lexo po ashtu:

“Të luash në klub të madh dhe të jesh i suksesshëm është ndryshe nga të qenit në një klub normal, edhe pse kam respekt të madh ndaj Tottenhamit”, përfundoi suedezi.

Ndryshe, Kane është i lidhur me Spurs deri në vitin 2024, por interesimi për të është i madh sidomos nga dy klubet spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona. /Telegrafi/

TAGS