Ibrahimovic: Nëse nuk ndodh kjo gjë, nuk do të luaj për Milanin

Ibrahimovic: Nëse nuk ndodh kjo gjë, nuk do të luaj për Milanin

17:41 |

Zlatan Ibrahimovic po vazhdon me deklarata qesharake edhe te Milani.

Sulmuesi suedez që kaloi te skuadra italiane para pak ditësh si transferim i lirë nga La Galaxy do të debutojë nesër (e hënë) te Rossonerët ndaj Sampdorias.

Por, 38-vjeçari ka thënë se i dëshiron 70 mijë tifozë të pranishëm në San Siro, ndryshe nuk do të luajë.

“Sa tifozë pritet të jenë nesër në San Siro? 60 mijë? I duam së paku 70 mijë, ndryshe nuk do të luaj”, ka thënë suedezi në formë shakaje për Corriere della Sera.

Ibrahimovic shpreson që mund t’ia dal ta tregojë vetën te Milani siç bëri në herën e parë, e që pritet të jetë sulmuesi i tyre kryesor në këtë pjesë të mbetur të sezonit.

Suedezi ka thënë më tej se klubi duhet të rikthehet në majat e futbollit, pasi aty edhe e ka vendin.

autor: Lajmi.net

18:02 |

TAGS