Icardi bind drejtuesit e PSG – pritet transferimi permanent

Icardi bind drejtuesit e PSG – pritet transferimi permanent
22:45 | 28 Tetor 2019

Paris Saint Germain duket se veçse janë bindur nga loja e argjentinasit Mauro Icardi.

PSG tashmë do të fillojë punimet për të siguruar një kontratë për transferimin permanent të Icardi, kartoni i të cilit mbahet nga Inter.

Kampionët e Ligue 1 kanë kohë deri në fund të sezonit që të marrin vendimin, por ‘Tuttomercatoëeb’ insiston se ata kanë ndarë mendjen tashmë, transmeton lajmi.net.

Icardi ka kaluar vetëm dy muaj si i huazuar tek PSG, por ka arritur që të lë gjurmët e tij  duke mos pasur telashe që të gjej rrugën për tek rrjeta.

PSG duhet të paguajë rreth 70 milionë euro në rast se duan ta transferojnë Icardin në mënyrë permanente. /Lajmi.net/

TAGS