Icardi do të largohet nga Interi vetëm për këtë skuadër

Icardi do të largohet nga Interi vetëm për këtë skuadër

21:22 |

Saga e Mauro Icardin po vazhdon pa ndonjë përparim konkret.

Sulmuesi argjentinas ka qenë i lidhur me një largim nga Interi gjatë gjithë vitit 2019, por deri më tani, nuk ka ndonjë propozim konkret për të ardhmen e tij.

Sipas ‘La Stampa’, Icardi do të largohet nga Interi vetëm nëse transferohet te rivalët e Serie A, te Juventus, përcjell lajmi.net.

I ngjajshëm

Nëse nuk vjen ndonjë ofertë në drejtim të tij, ka shumë mundësi që ai të qëndrojë te Inter, dhe kjo do të ishte një tronditje për ‘Zikaltërit’, që kanë menduar të fitojnë një shumë të madhe parash nga shitja e tij./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

21:29 |

TAGS