Icardi i jep fund spekulimeve, ja çka thotë për Messin

Icardi i jep fund spekulimeve, ja çka thotë për Messin
22:29 | 22 Shtator 2019

Nënshkrimi i ri i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi ka hedhur poshtë pretendimet se martesa e tij me Wanda Nara ka shkaktuar një përleshje të gjatë me Lionel Messin.

Spekulimet për marrëdhëniet e këqija mes dy argjentinasve qarkullojnë prej vitesh, me fillimin e lidhjes mes Icardit dhe Naras që thuhet se ishte gjoja përgjegjëse.

Dyshja filluan lidhjen menjëherë pasi Wanda la ish-shokun e skuadrës të Icardit te Sampdoria, Maxi Lopez, dhe tani kanë dy vajza së bashku, përcjell lajmi.net.

“E kam njohur Messin në Barcelonë vite më parë, unë i lashë njerëzit të flasin, këto janë gjëra që nuk mund t’i shmangim”, i shpjegoi ai Canal + të dielën.

“Unë nuk besoj në këto histori. Unë kam qenë në gjendje ta takoj atë, ai është lojtari më i mirë në botë. Unë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë”.

“Ata që më njohin mua e dinë kush jam me të vërtetë, dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi … Kanë kaluar shtatë vjet prejse jam gjykuar më shumë në jetën time personale sesa në lojën time”, potencoi Icardi. /Lajmi.net/ 

TAGS