Icardi nuk transferohet te Monaco

Icardi nuk transferohet te Monaco
19:03 | 19 Gusht 2019

Mauro Icardi deri në fund të afatit kalimtar do të largohet nga Inter, por jo për t’iu bashkuar Monacos.

Sulmuesi është jashtë projektit të Antonio Conte te Inter, i cili me të ardhur një krye të skuadrës, i ka bërë se duhet të largohet.

Dëshira e lojtarit është të mbetet në Serie A, konkretisht të transferohet te Juventus.

Është Inter që nuk dëshiron këtë transferim, duke refuzuar të përforcojë rivalët kryesor për titull këtë sezon.

Në dy ditët e fundit, u raportua për një kalim te argjentinasit te Monaco, në Ligue 1, por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë agjentja e lojtarit, Wanda Nara.

“Ai nuk do të shkojë te Monaco”, ka deklaruar Nara për TyC Sports./Lajmi.net/

TAGS