Identifikohen dy nga autorët e grabitjes në Aeroportin e Rinasit

Identifikohen dy nga autorët e grabitjes në Aeroportin e Rinasit

Janë identifikuar dy nga autorët e super grabitjes së 5.7 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.

Report Tv raporton se dy autorët janë identifikuar dhe ndodhen brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa po mbahen në vëzhgim dhe në ditët në vijim pritet goditja e plotë e grupit kriminal.

Lexo po ashtu:

Organizatori i grabitjes Admir Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit pas grabitjes në momentin që po tentonte të largohej bashkë me grupin. Katër personat e tjerë u larguan bashkë me thasët me euro dhe prej datës 9 prill ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prokurorët e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera vijon punën intensive për të vendosur para drejtësisë autorët e grabitjes. /Telegrafi/

TAGS