Identifikohet autori i dyshuar për vrasjen që tronditi Astirin, policia kontrolle në banesë

Identifikohet autori i dyshuar për vrasjen që tronditi Astirin, policia kontrolle në banesë

Policia ka një emër tashmë për autorin e dyshuar të vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.

Burimet thanë se autori i dyshuar është një person i njohur në rrethin shoqëror të viktimës. Për këtë arsye, policia ka sekuestruar aparatin celular të Tafçiut për të zbardhur më shumë detaje nga komunikimet e fundit që ai ka pasur.

Mësohet se autori i dyshuar që është shpallur në kërkim ka inicialet N.D.

Mësohet se blutë kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit por nuk e kanë gjetur.

Kjo ka bërë që të shtohen më shumë dyshimet mbi këtë person, bëri me dije gazetarja e News 24.