Memedali Jusufi
Ritmi dhe stili i ndryshimit politik vendoset nga kombet shume më të përparuara se Maqedonia dhe ky është fati joni i mirë; kombe që falë energjisë dhe ndikimit me përmasa të mëdha botrore shkaktojnë imitim edhe tek më të largëtit duke mos lënë në izolim asnje shtetë . Në Maqedoni nga dita në ditë rritet hendeku social mes elitave politike dhe masës së gjërë dhe nuk përjashtohet situata ku Maqedonia te mbetet pa pjesen me vitale te saj , pra rinine. Nga ana tjeter nëse shihen trendet zhvillimore të shkencës nëpër bote, situatën kurrë bota po debaton për autencitetin e njeriut , pra flitet gjithnjë e më tepër për sulmin e vrullshëm teknologjik.Revolucioni në shkencë në botën e përparuar po krijon perspektivën se qeniet njerzore do të jenë në gjendje ta ndryshojnë vet-vetën nëpërmjet inxhinierimit bio-teknologjik dhe gjenetik. Për botën kjo do të ketë rrjedhoja etike dhe filozofike të thella por ca rëndsie ka, ne nuk mundë të mbetemi edhe po të duam të izoluar një kohë të gjatë. Mbase një situatë e krijuar me vulën edhe të politikanëve tanë , do të shtroj drejtëpërdrejtë pyejtjen, jo se si do të quhet Maqedonia në të ardhmën, por ku qendron identiteti ynë në kushte ku praktika e transplantimit të organeve njerzore. Filozofi Robert Nozik vretë mendjen të gjejë kuptimin e identitetit personal nëpërmjet kohës, duke u përqendruar së pari në pasojat që ngërthen transferimi i kujtesës dhe i karakterit nga një trup në tjetrin. Në të njejtën kohë shkenca është duke bërë hapa të medha në zhvillimin e intelegjencës artificiale. Kompjuterat e sotëm kryesishtë janë të kufizuar në kryerjen e llogaritjeve të vështira dhe komplekse , por zotsia e tyre mundë të rivalizojnë me ato të trurit të njeriut. Në të ardhmen , në vendë që të kryej detyra , kompjuterat do të mendojnë mbi problem të ndryshme ; në vendë që të përpunojnë do të mendojnë për probleme të ndryshme : në vendë që të analizojnë të dhëna , do të arsyetojnë për të gjetur zgjidhje , në vend që të përpunojnë, do të krijojnë. Në vend të ktyre cështjeve, sotë po dominon bindja se liderët aktualë , politikanve të tillë që i kemi aktualishtë në krye të shtetit do rezulltojnë , viz a vi trendeve botrore ; njerëz me afat të skaduar historik, sidomos nga brezat që do vijnë; atëhere kur shkenca do të jetë në prag të krijimit të robotëve që përvetsojnë pervojen. Egzistonë një mundsi reale që në një të ardhme jo shumë të largët , kompjuterët mundë të jenë vërtetë, sit ë thuash, të vet-dijshëm në kuptimin e njohjes që qëllimeve të botës përeth tyre si dhe vendin e tyre në të. I gjith ky novitet ne shkencë , të gjitha kto ndryshime bëjnë të detyrueshme nxjerjen në plan të parë të pyejtjeve kyce, cilat janë kufijtë e papërsëristshmërisë autentike të qenjes njerzore? Ku qëndron ndërvartsia midis filozofikës dhe fizikës dhe si arrihet dhe mishërohet kjo ndërvartsi Brenda një qenie të vetme njerzore? Ky rezik tashmë ështe evidentë , organizimi shoqëror shkon e bëhët gjithnjë e më kompleks përderisa sundimi i teknologjisë të mos kuptohet, njeriu do të jetojë në botën e legjendave të rejshme, gjoja se vetëm ata janë shpëtimtarët tanë, dhe ato padiskutim do të kënaqen duke udhtuar nëpër gjithë metropolet e botës të gjejnë celsinë e lumturisë për gjeneratat që vijnë edhe pse koha si dëshmitarë më kokëfortë do na dëshmoj të kundërtën. E ardhmja e rinisë tonë do të jetë mallkim për politikanët që drejtojnë shtetin tonë që mbase në një shtet normal nuk posedojnë aftësi për të drejtuar as një koperativë buqësore lërë më një shtet vërtët serioz. Brezi i ri që po vjen do jetë i interesuar për aftësi të reja që të përballoj sulmet e sfidave të kohës kibernetike. Ata nga dita në ditë bo binden se duke zbuluar se sa më shumë që të dinë aq më shumë e kuptojnë se nuk dinë ; se sa më shumë që rritet rethi i dijes së tyre rritet po aashut edhe rethi i jashtëm i padijes së tyre rritet. Ata zbulojnë se ky lloj I të mësuaritë dhe kësaj energjie të zhvillimit është edhe i vetë inicuar dhe ushqehet nga vet-vetja dhe ktu edhe po deshën politikanët tanë nuk mundë të ndërhyjnë janë të pashpresë gjithnjë. Bota ndodhet përpara sprovës të një transformimi të paparashikueshëm, që mundë të paraqes edhe fundin enjeriut të deritanishëm dhe shfaqjen e një “TJETRI” të programuar. Aq më tëpër që fundë të shkencës nuk do të ketë , sepse ne edhe ashtu gjendemi në fillim të një fillimi të revulucionit në bio-teknologji, që për sekuencë të pashmangshme mundë ta ketë ndryshimin e natyrës së njeriut që nga sjellja dhe karakteri i tij. Ku pastaj , këta karakteristika sjellin edhe shpërfillje politike , që mundë të shfaqen me shumë reziqe dhe të panjohura por që megjithatë historia do hec përpara. Njeriu vërtet do të modifikohet dhe do të duket shumë ndryshe nga ky i tanishmi. Njeri te persosur nuk ka, sepse ne përbëhemi nga emocionet positive dhe negative, që ndërlidhen në mes veti, sa që mundë të thuhet se po mos të kishim ato negativet nuk do të ndjenim nevoj për kërkimin e atyre pozitive. Kodeks i ri shoqëror midis besimit dhe dijes, i cili do tё bartej nё qendër tё shtetit secular, e cila do t’i shёrbente vetëdijes sё forcimit të shtetit qytetar, pra që do tё ndёrtohej mbi bazё te koncenzusit civilizuese të pranimit të dallimeve nga të dyja palet, ajo lindje edhe ajo perendim, a do t’i ikë edhe një gënjeshtre tjetёr. Pra kodeksin e ri te civilizimit Dejvid Kapllan e shikon në vendosjen e të ashtuquajturës ” transverzale të mencurisё” gjuhë të përbashkët të dijes të besimit, për t’i ikur determinimeve të njëanshme, tё zbusё epideminё e atyre që imponojnë realitetin kolektiv tё bindjeve tona që ne i kemi.Të jetё kështu deri te pёrmasat e domosdoshmërisë së të kuptuarit të tyre të vёrtetё nё pёrputhje me kreativitein imagjinativ tё interpretimit tё sё “pamundshmes” si tё “ mundshme” dhe anasjelltas, e cila kur do tё zbёrthehet nё rafshin politik dhe atë shoqërorё , tash mё shumё se kurrë shtron nevojën e rishqyrtimit tё kodeksit tё civilizimit, i cili do të ekuilibroj synimin hegjemonik tё perëndimit me nevojat më humane të njerëzisë Bota , megjithatë , pamvarsishtë bindjeve tona është në një process të pandalshëm politik, është pra në lindje një proces politik botrorë i përbashkët që vjen duke u shtuar.