Igli Tare: Jemi të interesuar për Kupën e Italisë

Ish sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, aktualisht drejtori sportiv i Lazios, ka thënë se skuadra italiane janë shumë të interesuar për Kupën e Italisë.

Tare ka thënë se vet formacioni i zgjedhur për të startuar kundër Novaras tregon se sa ka vlerë ky trofe për skuadrën.

“Kupa e Italisë është një kompeticion për të cilin jemi të interesuar. Kjo është arsyeja pse kemi startuar me formacionin më të mirë” ka thënë drejtori sportiv i Lazio për “Rai Sport”, transmeton lajmi.net.

Lazio momentalisht është duke udhëhequr ndaj Novaras me rezultatin 2:0 kur po luhet minuta e 30’.

Nuk pritet që në këtë takim të ketë ndonjë befasi. Lazio do të jetë skuadra që do të kalojë në 1/8 e finales. /Lajmi.net/